Pse "thjesht qetesohu" nuk funksionon kurre
Kur sistemi yt nervor eshte i aktivizuar, korteksi yt prefrontal, pjesa qe merret me logjiken, planifikimin, dhe perspektiven, shkycet pjeserisht. Kjo do te thote qe kur dikush te thote "thjesht mendo racionalisht" ose "qetesohu," po te kerkojne me perdore pikerisht ate pjese te trurit qe nuk eshte e disponueshme.
Prandaj nuk mundesh me mendu rrugen jasht nje sulmi paniku. Prandaj frymemarrjet e thella duken te pamundshme kur je i terbuar. Prandaj fjalet e arsyeshme te partnerit/es tingellojne si sulm kur trupi yt eshte ne lufto-ose-ik.
Zgjidhja nuk eshte me mendu ma mire. Eshte me ndryshu gjendjen tende fiziologjike ma pare. Qetesoje trupin. Mendja pason. Jo anasjelltas.
Cdo mjet ne kete udhezues synon trupin para mendjes. Sepse kjo eshte radha qe ne te vertete funksionon.
Nervi vagus: butoni yt i risetimit
Nervi vagus shkon nga trungu i trurit deri te zorret. Eshte kanali kryesor i sistemit nervor parasimpatik, sistemit "pushim dhe treti" qe balancon pergjigjen "lufto ose ik."
Kur e stimulon nervin vagus, i dergon nje sinjal direkt trurit: je i sigurt. Ngadale. Pergjigja e kercenimit deaktivizohet. Rrahjet e zemres bien. Frymemarrja thellohet. Truri mendues kthehet ne linje.
Menyra per te stimuluar nervin vagus:
- Ekspozimi ndaj te ftohtes. Sperkate uje te ftohte ne fytyre. Mbaj akull ne duer. Kjo nxit refleksin e zhytjes se gjitareve dhe menjehere ngadalesonrrahjet e zemres.
- Frymemarrja me nxjerrje te zgjatur. Merr fryme per 4 numrime. Nxirre per 8 numrime. Nxjerrja ma e gjate e aktivizon nervin vagus direkt. Tri raunde munden me te ndryshu gjendjen.
- Gumzhimi ose kendimi. Nervi vagus kalon permes kordave vokale. Dridhja e tyre permes gumzhimit e stimulon. Prandaj gumzhimi ndihesh qetesues.
- Gargarizimi. Refleksi i te vjellshmes aktivizon nervin vagus. Gargarizimi i fuqishem me uje per 30 sekonda mund te nxise nje reagim parasimpatik.
Protokolli i risetimit 5-minutesh
Kur je i aktivizuar dhe duhet te kthehesh ne baze shpejt, perdore kete protokoll sipas radhes:
Minuta 1: Ndalu dhe tokzohu. Vendosi te dy kembët ne dysheme. Shtypi fort posht. Ndjeje presionin. Thuaj emrin tend, ku je, dhe daten e sotme me ze. Kjo te ankoron ne te tashmen dhe nderprense udhetimin kohor qe truri yt ben gjate aktivizimit.
Minuta 2: Risetimi me te ftohte. Lejo uje te ftohte mbi kyçet per 30 sekonda ose sperkate fytyrën. Shoku i temperatures e nderprense ciklin e sistemit nervor.
Minuta 3: Merr fryme. 4 numrime brenda permes hundes. Mbaje per 4. Nxirre permes gojes per 8. Perserite tri here. Mos nxito. Nxjerrja e zgjatur eshte perberesja aktive.
Minuta 4: Levizu. Ec. Bej 10 kercime. Shkunde duert fuqishem. Ec para-mbrapa. Hormonet e stresit ne gjakun tend kane nevoje per nje dalje fizike. Jepua ate.
Minuta 5: Emertoje. Thuaj me ze: "Isha i/e aktivizuar. Sistemi im nervor po i pergjigjej nje kercnimi, real ose te perceptuar. Jam i/e sigurt tani. Mundem me u pergjigj nga ketu."
Ky protokoll funksionon sepse ndjek sekuencen e vet te deaktivizimit te trupit. Nuk po e mbivendos sistemin tend nervor. Po e ndihmon me e perfundue ciklin.
Ndertimi i nje baze ma te qete me kalimin e kohes
Mjetet e krizes jane esenciale. Por qellimi i vertete eshte me ngritse bazen tende qe te mos aktivizohesh aq lehte ne rradh te pare.
Praktika ditore qe ndertojne nje sistem nervor ma te qete:
- Dushe te ftohta. Dy minuta uje e ftohte cdo dite e stervit sistemin tend nervor me perballu sikletin pa paniku. Fillo me 30 sekonda dhe ngritu.
- Ushtrime te rregullta. Aktiviteti fizik i rregullt e ngre pragun per aktivizimin e stresit. Nje trup qe sfidohet rregullisht nuk panikon nga provokime te vogla.
- Higjiene e gjumit. Nje sistem nervor pa gjum ka nje prag aktivizimi ma te ulet. 7 deri ne 8 ore nuk eshte opsionale per rregullim emocional.
- Meditim ose praktike qetesie. Pese minuta ulje me frymemarrjen cdo dite. Kjo nuk ka te beje me iluminim. Ka te beje me stervitjen e sistemit nervor me tolerue sikletin pa reagu.
- Ule stimulantet. Kafeina dhe dietat me sheqer te larte e mbajne sistemin tend nervor ne nje gjendje lehte te aktivizuar. Ulja e tyre i jep bazes tende shans me ra.
Nje sistem nervor i rregulluar nuk eshte ai qe nuk aktivizohet kurre. Eshte ai qe aktivizohet ne menyre te pershtatshme dhe kthehet ne baze shpejt. Ndertoje bazen dhe krizat behen te menaxhueshme.
